Në "Tabanoc" pritet deri në gjysmë orë, në "Bogorodicë" dhe "Dojran" deri 15 minuta
- - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Koha e pritjes për dalje në vendkalimet kufitare "Bogorodicë" dhe "Dojran" është prej 10 deri 15 minuta. Në vendkalimin kufitar "Tabanoc" për hyrje dhe dalje nga shteti pritet prej 20 deri 30 minuta, informojnë sot pasdite nga LAMM.

Shkup, 18 prill 2025 (MIA) - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Koha e pritjes për dalje në vendkalimet kufitare "Bogorodicë" dhe "Dojran" është prej 10 deri 15 minuta. Në vendkalimin kufitar "Tabanoc" për hyrje dhe dalje nga shteti pritet prej 20 deri 30 minuta, informojnë sot pasdite nga LAMM.
Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata, me intensitet mesatar jashtë mjediseve urbane.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s