Në Shkup po mbahet edicioni i 20-t jubilar i Viz Er Maratonës së Shkupit
- Në Shkup sot po mbahet edicioni i 20-t jubilar i Viz Er Maratonës së Shkupit, në të cilën, sipas organizuesve, marrin pjesë numër rekord prej 13.400 garuesve nga 55 vende. Siç kumtuan organizuesit e maratonës, disa rrugë të caktuara do të jetë tërësisht apo pjesërisht të mbyllura për komunikacion në periudhën e mbajtjes së maratonës, ndërsa regjimi i ndryshuar do të jetë në fuqi deri në përfundimin e maratonës, deri në orën 14:00.
Shkup, 6 tetor 2024 (MIA) - Në Shkup sot po mbahet edicioni i 20-t jubilar i Viz Er Maratonës së Shkupit, në të cilën, sipas organizuesve, marrin pjesë numër rekord prej 13.400 garuesve nga 55 vende. Siç kumtuan organizuesit e maratonës, disa rrugë të caktuara do të jetë tërësisht apo pjesërisht të mbyllura për komunikacion në periudhën e mbajtjes së maratonës, ndërsa regjimi i ndryshuar do të jetë në fuqi deri në përfundimin e maratonës, deri në orën 14:00.
Caku i të tre garave është në Sheshin "Maqedonia". Lokacioni për start të të tre garave është Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Koha e fillimit të të gjitha garave ishte ora 8:00. Garuesit në të tre farat do të nisen nëd rejtim të Kishës katolike, ndërsa garuesit e garës Banka komerciale 5km do të nisen në drejtim të Kryqit të Kuq.
Rruga prë garën e maratonës, gjysmë-maratonës de garës me stafetë starton në rrugën "11 tetori" para Kuvendit dhe niset drejt perëndimit nëpër rrugën "Mitropolit Teodosij Golloganov". Garuesit vrapojnë drejt dy kahjeve deri në fund të këtij bulevardi dhe vazhdojnë nëpër rr."Vasil Çakallarov", ku pas semaforëve në lagjen Hrom, kthejnë në gjysmërreth dhe kthehen në drejtim të qendrës nëpër rrugët dhe bulevardet e njejta.
Kur të kthehen vrapuesit në Kuvend, e vazhdojnë trasenë nëpër rrugën "11 Tetori" drejt Kryqit të Kuq dhe do të kthejnë tek Kombinati i dihanit në të majtë në bul."Republika e krushevës" dhe djathtas në "Brigadën e tretë maqedonase". Pas kësaj do të vrapohet deri tek udhëjryqi tek Amerikan Kolexh dhe do të kthehet majtas nëpër rr. "Vasko karangellevski". Më pas do të vrapojnë drejt deri tek udhëkryqi me bul. "Jane Sandanski". Në udhëkryq do të kthehet djattas dhe do të vrapohet deri tek bul. "Serbia", ku, para tij do të kthehet në jysmërreth në anën e njejtë të rrugës (ana tjetër e bulevardit është e lirë për komunikacion në drejtim të Qendrës) dhe do të vrapojnë deri para udhëkryqit afër Tobako 2. Garuesit në gjysmërreth do të kthehen deri te udhëjryqi afër Sanset, rr."Vasko Karangellevski", djathtas deri në fund dhe sërish djathtas do të dalin në "Brigadën e tretë maqedonase". Vrapojnë nëpër trasenë e njejtë deri tek Kuvendi, gjysmë-maratonsitët përfundojnë në Sheshin "Maqedonia", ndërsa maratonistët vrapojnë edhe një xhiro.
Për stazën për garën 5 km, starti është para Kuvendit, nëpër të cilën garuesit do të vrapojnë nëd rejtim të lagjes Aerodrom, përkatësisht afër Kombinatit të duhanit do të kthejnë në të majtë, nëpër "Brigadën e tretë maqedonase" dhe Supermarketit "Tineks" do të kthejnë gjysmërreth dhe nëpër trasenë e njejtë prapa drejt cakut - sheshi "Maqedonia".
Organizuesit e Viz Er Maratonës së Shkupit" i lusin të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t'i respektojnë shenjat e vendosura rrugore dhe t'i shfrytëzojnë zgjidhjet alternative për qarkullim. Gjithashtu, SPB Shkup u bën thirrje qytetarëve t'i respektojnë urdhrat që i marrin nga nëpunësit policorë nëpër rrugët ku po zhvillohet gara.
Mbështetës kryesor i Maratonës së Shkupit është Minsitria e Sportit, ndërsa mbështetës të tjerë janë edhe Qyteti i Shkupit dhe Delegacioni i BE-së në Shkup. ab/
Foto: Maratona e Shkupit