Në Qeveri u mbajt takim për të shqyrtuar prioritetet aktuale të Agjendës së reformave
- "Sot mbajtëm takim javor mbi temën e agjendës së reformave. Në takim u shqyrtuan prioritetet aktuale dhe afatet për zbatimin e reformave kryesore me çka u theksua nevoja për koordinim ndërinstitucional dhe shpërndarje të qartë të përgjegjësive", bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski në faqen e tij në Fejsbuk.
Shkup, 21 dhjetor 2025 (MIA) - Sot në Qeveri u mbajt takim mbi prioritetet aktuale të Agjendës së reformave.
"Sot mbajtëm takim javor mbi temën e agjendës së reformave. Në takim u shqyrtuan prioritetet aktuale dhe afatet për zbatimin e reformave kryesore me çka u theksua nevoja për koordinim ndërinstitucional dhe shpërndarje të qartë të përgjegjësive", bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski në faqen e tij në Fejsbuk.

Kryeministri theksoi se thelbësore për zbatimin me sukses të agjendës së reformave është që të përfundojmë detyrat e shtëpisë.

Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ministrat e Energjetikës dhe Financave, Sanja Bozhinovska dhe Gordana Dimitrieska Koçoska, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi dhe ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
Foto: Hristijan Mickoski në Fejsbuk