• сабота, 21 февруари 2026

Në përmbytjen e anijes në Sudan humbën jetën të paktën 21 persona

Në përmbytjen e anijes në Sudan humbën jetën të paktën 21 persona

Katrum, 12 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 21 persona humbën jetën në një anije të përmbytur në Sudan. Anija, që lundronte në Nil dhe transportonte 30 udhëtarë, mbrëmë u fundos për shkak të valëve të larta. 

Misioni i shpëtimit është ende në vazhdim dhe supozohet se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Përmbytjes i shpëtuan gjashtë persona. 

Aksidentet me anije janë të zakonshme në Sudan, pasi ka pak ura, ndërsa Nili, veçanërisht në zonat rurale, kalohet kryesisht me varka dhe anije. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан