• вторник, 14 април 2026

Në Ohër takim i Shërbimeve për Shpëtim në Male nga rajoni

Në Ohër takim i Shërbimeve për Shpëtim në Male nga rajoni

Ohër, 13 prill 2026 (MIA) – Përfaqësues të organizatave për shpëtim në mal nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi do të marrin pjesë në Takimin Rajonal të Shërbimeve i cili nga 17 deri 19 prill do të mbahet në Ohër. 

Në takimin, i cili do të mbahet nën organizimin e Lidhjes Kombëtare të Shpëtimit në Male të Maqedonisë, përfaqësuesit e shërbimeve kryesore të shpëtimit nga rajoni, anëtarë të Lidhjes Ndërkombëtare të Shpëtimit në Male, do të diskutojnë mundësitë për përmirësimin e standardeve profesionale, forcimin e koordinimit dhe partneriteteve, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave moderne në shpëtimin në male.

Lidhja Kombëtare për Shpëtim në Male e Maqedonisë do t’i prezantojë aktivitetet e saj, udhëzimet zhvillimore dhe nismat për fuqizimin e sistemit kombëtar për shpëtim. 

Në kuadër të programit do të prezantohen edhe kapacitetet dhe gatishmëria operative e Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq nga Ohri dhe të Klubit Alpinist “Patagonia”, si dhe projekte të përbashkëta të drejtuara në zhvillimin e kësaj lëmie. 

Takimi në Ohër është takimi i tretë rajonal në këtë format: I pari u mbajt në Kroaci në vitin 2024, përderisa i dyti vitin e kaluar në Slloveni, kur u nënshkrua Marrëveshja Rajonale për Bashkëpunim. Dokumenti parasheh mbajtje të takimeve të rregullta vjetore, me qëllim të avancimit të vazhdueshëm të standardeve dhe koordinimit në shpëtimin malor. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан