• вторник, 14 април 2026

MPB: Privohet nga liria kontrabandisti i emigrantëve pranë VK Bllacë e Poshtme, gjenden katër persona nga India

MPB: Privohet nga liria kontrabandisti i emigrantëve pranë VK Bllacë e Poshtme, gjenden katër persona nga India

Shkup, 13 prill 2026 (MIA) - Nëpunës policorë pranë vendkalimit kufitar Bllacë e Poshtme dje rreth orës 22 arrestuan një burrë 72-vjeçar nga Shkupi, në automjetin e të cilit u gjetën katër migrantë nga India.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëpunës të policisë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Bllacë dje në orën 22 e arrestuan V.A. (72) nga Shkupi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "kontrabandë emigrantësh" sipas nenit 418-b të Kodit Penal të RMV-së. Në fakt, në automjetin e tij "Folksvagen Pasat" me targa të Shkupit u gjetën katër persona -emigrantë nga India.

Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse. fc/

Foto: MPB
 
 

 

Остани поврзан