Në një minierë në Nigeri ka rrjedhë gaz toksik, 37 persona e humbën jetën
- Në një minierë në Nigeri ka rrjedhë gaz toksik, ku e kanë humbur jetën 37 persona, ndërsa 26 janë hospitalizuar, kumtoi policia.
Abuxha, 19 shkurt 2026 (MIA) - Në një minierë në Nigeri ka rrjedhë gaz toksik, ku e kanë humbur jetën 37 persona, ndërsa 26 janë hospitalizuar, kumtoi policia.
Hetimi paraprak tregoi se pati një çlirim të menjëhershëm të oksidit të plumbit dhe gazrave të tjerë shoqërues, siç janë squfuri dhe monoksidi i karbonit, të cilët janë toksikë dhe helmues për njerëzit, veçanërisht në një hapësirë të mbyllur ose të ajrosur jomjaftueshëm", informojnë nga policia.
Qeveria nigeriane e ka mbyllur minierën, ndërsa hetimi është duke vazhduar. Minatorët, sipas Ministrit të Zhvillimit të Mineraleve të Ngurta, Dele Alake, nuk ishin në dijeni për natyrën toksike të tymit dhe vazhduan të punonin. ls/
Foto: EPA