• вторник, 21 април 2026

Në Kuvend mbledhje do të mbajnë dy komisione, sesion i Komisionit për çështje evropiane

Në Kuvend mbledhje do të mbajnë dy komisione, sesion i Komisionit për çështje evropiane

Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit. Gjithashtu, Komisioni kuvendor për çështje evropiane do të mbajë sesion ku do të prezantohen gjetjet kyçe nga Raportet vjetore për vitin 2025 të Komunitetit ndërkombëtar - Komunitetit transportues.

Para anëtarëve të Komisionit për financim dhe buxhet janë Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2025, Programi vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2926, Plani strategjik i Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2026 dhe Plani financiar i Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2026.

Në rend dite të Komisionit ët përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit janë Raporti vjetor për punën e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi për vitin 2025, Raporti vjetor për punën e Burosë për përfaqësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut para Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut për vitin 2024, Raporti vjetor për punën e Komisionit mesresorësh për ekzekutim të vendimeve të Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut për vitin 2024, Raporti vjetor për punën e Komisionit për kompensim monetar të viktimave nga vepra penale me dhunë në vitin 2024.

Klubi për çështje dhe politika rinore në Kuvend do të mbajë takim me përfaqësues të Fondacionit Uestminster për demorkaci. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

Остани поврзан