Në Kuvend do të mblidhen katër komisione, komisioni amë do të realizojë intervista me kandidatët e paraqitur për anëtarë të KSHPK-së
- Sot në Kuvend do të mblidhen katër komisione - Komisioni për zgjedhje dhe emërime, Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini, Komisioni ligjvënës- juridik dhe Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.
Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Sot në Kuvend do të mblidhen katër komisione - Komisioni për zgjedhje dhe emërime, Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini, Komisioni ligjvënës- juridik dhe Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.
Para anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime duhet të zhvillohen intervista me kandidatët e paraqitur pas Vendimit për publikimin e një njoftimi publik për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 45/2026). Në shpalljen për anëtar të ri të KSHPK-së janë paraqitur katër kandidatë - Borçe Stojanovski, ekonomist i diplomuar nga Shkupi, Milka Muratovska, juriste e diplomuar dhe magjistre e shkencave për antikorrupsion nga Strumica, Vlladimir Klekovski, avokat i diplomuar nga Shkupi, Marija Katralova Kitanov, ekonomiste e diplomuar nga Kavadari dhe Antonija Andonova Tasevska, avokate e diplomuar nga Gjevgjelia.
Në rendi dite të Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini është Propozim- ligji për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, në procedurë të shkurtuar.
Foto: arkivi i MIA-s