Në Klinikën në Duinzburg një shtetas i Maqedonisë me sëmundje koronare të zemrës operohet me sistem robotik nga ana e mjekut me origjinë nga vendi ynë
- Një shtetas i Maqedonisë nga Shkupi, i cili për momentin jeton dhe punon në Gjermani, u operua me sistem robolik kirurgjikal da Vinci në Klinikën për Kardiokirurgji në Qendrën për zemër në Duizburg të Gjermanisë. Operacionin e ka kryer ekipi i udhëhequr nga mjeku Edis Lajiq, kardiokirurg, i specializuar për kardiokirurgji minimalisht invazive dhe udhëheqis i sektorit për kardiokirurgji robotike, i cili gjithashtu është me origjinë nga Maqedonia.
Shkup, 11 shkurt 2026 (MIA) - Një shtetas i Maqedonisë nga Shkupi, i cili për momentin jeton dhe punon në Gjermani, u operua me sistem robolik kirurgjikal da Vinci në Klinikën për Kardiokirurgji në Qendrën për zemër në Duizburg të Gjermanisë. Operacionin e ka kryer ekipi i udhëhequr nga mjeku Edis Lajiq, kardiokirurg, i specializuar për kardiokirurgji minimalisht invazive dhe udhëheqis i sektorit për kardiokirurgji robotike, i cili gjithashtu është me origjinë nga Maqedonia.

"Unë dhe ekipi im nga Duizburgu patëm nderin të operonim bashkëqytetarin tonë me sistemin robotik kirurgjikal da Vinci, me të cilin ne kryejmë këto ndërhyrje rutinë, që është një metodë minimalisht invazive e teknologjisë së fundit. Ky është një pacient 31-vjeçar i gjinisë mashkullore, i diagnostikuar me sëmundje koronare të zemrës, i cili u pranua në klinikën tonë. Operacioni zgjati rreth dy orë e gjysmë dhe shkoi mirë. Pacienti u shërua shpejt dhe pa ndërlikime dhe vetëm pesë ditë pas operacionit në zemër të hapur, ai do të lirohet në shtëpi për trajtim, në gjendje të shkëlqyer të përgjithshme", thotë për MIA-n Dr. Lajiq.

Lajiç shpjegon se pacienti aktualisht po qëndron në Gjermani për punë të përkohshme sezonale dhe është me sigurim shëndetësor përmes punëdhënësit të tij gjerman, jo përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë.

Edis Lajiq punon si kirurg kardiak në Klinikën e Kirurgjisë Kardiake në Qendrën e Zemrës në Duizburg të Gjermanisë. Ai është specializant në kirurgjinë kardiake minimalisht invazive dhe drejton departamentin e kirurgjisë robotike kardiake në këtë institucion shëndetësore.

Siç shpjegon ai, ky lloj i kirurgjisë kardiake është një teknikë e teknologjisë së fundit që aktualisht kryhet vetëm në dy qendra në Gjermani - ajo në Duizburg dhe klinika e njohur "Sharite" në Berlin. Në të gjithë Evropën, shton ai, ky lloj i kirurgjisë kardiake kryhet në jo më shumë se 15 qendra. sa/
Foto: Doktor Edis Lajiq