• вторник, 24 март 2026

Në Iran sonte fillon ceremonia komemorative treditore për Ajatollah Hamnein

Në Iran sonte fillon ceremonia komemorative treditore për Ajatollah Hamnein

Teheran, 4 mars 2026 (MIA) - Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei i vrarë, do të dërgohet në një ceremoni e cila fillon sonte në orën 22 sipas kohës lokale në hapësirat e lutjeve "Imam Homeini" në Teheran, njoftuan mediat shtetërore. 

Këshilli i koordinimit të zhvillimit islamik kumtoi se ceremonia do të fillojë sonte dhe do të zgjasë tre ditë, transmetoi Tasnim. Udhëheqësi i këshillit deklaroi se planet për të organizuar varrimin e Hamneit janë duke u zhvilluar.

Ceremonia komemorative tre-ditore fillon sonte me mbledhjen e mbështetësve në sallën e lutjeve në Mosalinë e Madhe në Teheran, ndërsa detajet e procesionit të varrimit dhe vetë varrimit ende nuk dihen.

Ali Hamnei, i cili për 37 vjet e udhëhoqi Iranin, u vra në një sulm ajror izraelit në Teheran të shtunën. Ai do të varroset pranë babait të tij.

Këshilli i Liderit Suprem të Iranit ka zgjedhur Moxhtaba Hamnein, djalin e ajatollahut të vrarë, si ajatollahun dhe liderin suprem të ri të Iranit, transmetoi Iran Interneshënëll. Siç thekson portali, Moxhtaba Hamnei u zgjodh me këmbënguljen e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC). Sipas informacionit të marrë nga portali, Kuvendi Iranian i ekspertëve, nën presionin e IRGC-së, zgjodhi Moxhtaba Hamnein si Udhëheqësin e ri Suprem. Ky vendim nuk është publikuar ende zyrtarisht dhe pritet të publikohet pasi të varroset Ali Hamnei, informoi portali iranian.

SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin të shtunën në mëngjes në, siç u kumtuan si "sulme parandaluese" prej të cilave pasuan dështimin e disa raundeve të bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit. Irani më pas nisi sulme masive hakmarrëse ndaj Izraelit dhe objektivave të lidhura me SHBA-në në Lindjen e Mesme. rq/

Foto: EPA

Остани поврзан