Në gjykatën në Milano u dëgjua i dyshuari i parë për "Sarajevo safari"
- Në gjykatën në Milano sot është dëgjuar një burrë 80-vjeçar, me dyshim se ka qenë një nga pjesëmarrësit e "Sarajevo safari", respektivisht ka paguar që me snajper të vrasë civilë gjatë rrethimit të kryeqytetit të BeH-së, që ka zgjatur nga 5 prilli 1992 deri më 29 shkurt të vitit 1996.
Romë, 9 shkurt 2026 (MIA) - Në gjykatën në Milano sot është dëgjuar një burrë 80-vjeçar, me dyshim se ka qenë një nga pjesëmarrësit e "Sarajevo safari", respektivisht ka paguar që me snajper të vrasë civilë gjatë rrethimit të kryeqytetit të BeH-së, që ka zgjatur nga 5 prilli 1992 deri më 29 shkurt të vitit 1996.
I dyshuari është ish shofer i kamionit, i cili, sipas avokatit të tij, thotë se është i pafajshëm.
Policia italiane në tetor ka hapur hetim për udhëtime të "turistëve të luftës", pasi gazeta italiane "Il Xhornale" në korrik vitin e kaluar publikoi se shumë italianë, kryesisht simpatizantë të së djathtës ekstreme dhe entuziastë të armës, kanë shkuar në kodrat rreth Sarajevës gjatë luftës në BeH për të qëlluar civilë, e për këtë u kanë paguar ushtrisë së serbëve boshnjakë rreth 100.000 marka në ditë.
Të dyshuarin mediumet italiane e përshkruajnë si gjuetar të pasionuar, pronar të disa armëve të zjarrit dhe nostalgji pas fashizmit, thuhet se publikisht është lavdëruar se ka shkuar në BeH për "gjueti të njerëzve".
Prokuroria në Milano vjeshtën e kaluar hapi hetim për një ankesë të gazetarit dhe shkrimtarit italian Ecio Gavaneci, bazuar kryesisht në dy dëshmi në dokumentarin "Sarajevo Safari" nga regjisori slloven Miran Zupaniç, i publikuar në vitin 2022.
Prokuroria boshnjake konfirmoi javën e kaluar se Departamenti për krime të luftës po heton shtetas të huaj të dyshuar për vrasje të dyshuara të civilëve gjatë rrethimit 1.425 ditor të Sarajevës.
Sipas numrave zyrtarë të BeH-së, më shumë se 11.500 njerëz u vranë në Sarajevë gjatë rrethimit më të gjatë në historinë e luftës moderne, përfshirë disa qindra fëmijë. Shumë prej këtyre viktimave u qëlluan nga snajperët e vendosur në kodrat rreth qytetit.
Sipas Gjykatës ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë, ky ishte rast terrorizimi i popullatës civile. Megjithatë, asnjë snajperist nuk është thirrë në përgjegjësi, u dënuan vetëm udhëheqësit ushtarakë dhe politikë. bsh/
Foto: MIA arkiv