• сабота, 14 март 2026

Në Florida takim mes Dimitriev dhe Vitkof

Në Florida takim mes Dimitriev dhe Vitkof

Uashington, 12 mars 2026 (MIA) - Një delegacion rus i udhëhequr nga i dërguari special i Kremlinit, Kiril Dmitriev, është takuar me një delegacion amerikan në Florida, deklaroi i dërguari special i SHBA-së, Stiv Vitkof.

Ai në platformën Iks njoftoi se delegacionet diskutuan "tema të ndryshme" dhe ranë dakord të "mbajnë kontakte".

Ndërsa Dmitriev, gjithashtu në Iks, falënderoi Uitkof, dhëndrin e presidentit amerikan, Xhared Kushner dhe këshilltarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Gruenbaum, për takimin produktiv në Florida.

Të dy delegacionet diskutuan bashkëpunimin ekonomik Rusi-SHBA. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан