• четврток, 25 декември 2025
Në ditën e sotme

21 dhjetor 2025 (MIA)

1375. - Vdiq Xhovani Bokaço, poet dhe studiues italian. Ai mbahet mend si autori i historisë, të marra nga përrallat popullore të kohës, me titullin "Dekameroni".

1639. - Lindi Zhan Rasin, poet francez dhe shkrimtar dramatik nga epoka e klasicizmit.

1817. - Guvernatori Laklan Makuori formalisht e pranoi emrin "Australia" për koloni britanike.

1879. - Lindi Josif Stalin. Mbas vdekjes së Leninit, ai transformoi Bashkimin Sovjetik me anë të një industrializimi brutal dhe eliminime kundershtarësh ne parti. Ai ktheu mbrapsht, invazionin gjerman të Luftës së Dytë Botërore, por ushtritë e tij vazhduan të pushtojnë një pjese të madhe të Europës Lindore. Ai vdiq në vitin 1953.

1917. - Lindi poeti gjerman Hajnrih Teodor Bel, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1972, mjeshtër për rrëfime të shkurtëra.

1918. - Lindi Kurt Valdhajm, ish president i Austrisë dhe ish sekretar i përgjithshem i Kombeve të Bashkuara. Ne po këtë ditë të vitit 1971, ai zgjidhet për të kryesuar OKB-në duke marre postin që më pare e mbante U.Thant nga Birmania.

1940. - Vdiq F.Skot Ficxherald, romancier dhe tregimtar amerikan. Ai u bë i famshem për përshkrimin e kohës së xhazit (vitet '20) dhe mbahet mend per romanin e tij "Gacbi i madh".

1967 - Në Kejptaun, në Republikën Afrikanojugore, vdiq Luis Vashkanski, pacienti i parë në botë që pësoi transplantimin e zemrës, vdiq 18-te ditë pas operacionit.

1968 - "Apollo 8" me astronautët amerikanë Frenk Borman, Xhejms Lovell dhe Uilliam Anders, u lëshua në hapësirë prej raketës "Saturn 5" e nisur nga kejp Kenedi. Tre dite më vonë, ata kryen fluturimin e parë, të njeriut, përreth Hënës.

1972. - Gjermania Lindore dhe Perëndimore arriti marrëveshje për marrëdhënie fqinjësi të mirë dhe vendosën marrëdhënie diplomatike, formalisht duke e përfunduar armiqësinë që zgjati më shumë se dy dekada.

1988. - Një aeroplan "Boing 747" i shoqërisë amerikane Pan AM shpërtheu mbi Lokerbi te Skocise duke shkaktuar vdekjen e të 259 personave në bord dhe 11 njerezve ne toke.

1993. - Japonia e njohu Republikën e Maqedonisë.

1994. - Republika e Maqedonisë dhe Vatikani vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh.

2004. - Në sulmin vetëvrasës me bombë ndaj bazës amerikane në qytetin irakian Mosuli e humbën jetën 24 persona, prej të cilëve 20 ushtarë amerikanë, ndërsa u plagosën 66 persona, prej të cilëve 42 ushtarë amerikanë dhe 10 civilë amerikanë.

Остани поврзан