Në ditën e sotme
- 23 dhjetor 2025 (MIA)
23 dhjetor 2025 (MIA)
1777. - Lindi mbreti rus Aleksandri i Parë Pavlloviç Romanov. Ai është i njohur për zbatimin e një serie të reformave proliberale që kur u ul në fron në vitin 1801 pothuajse deri në vdekjen e tij në vitin 1825.
1790. - Lindi orientalisti francez Zhan Fransoa Shampolion, themelues i egjiptologjisë. Ka deshifruar 1.822 hieroglife egjiptiane nga pllaka e gjetur në vitin 1799 në vendin egjiptian Reshid dhe pohoi se hieroglifet nuk janë vetëm shkrim simbolik por edhe fonetik.
1804. - Lind shkrimtari francez Sharl Ogisten Sent Bev, përfaqësuesi më i shquar i kritikës letrare franceze. Filloi me poezi romantike dhe me romanin "Naslada", pastaj plotësisht iu përkushtua kritikës letrare dhe historisë. Veprat tjera: "Jeta, poezia dhe mendimet e Zhozef Delorm", kritikat "Portrete letrare", "Por-Rojal", "Biseda të hënën".
1810. - Lindi egiptologu gjerman Karl Riçard Lepsijus, i cili llogaritet si themelues i arkelogjisë moderne. "Hornologjitë egjiptiane" të tij paraqesin bazë në historinë e hershme egjiptiane.
1832. - Franca e mori Antverpenin, duke e detyruar Holandën ta pranojë pavarësinë e Belgjikës.
1834 .- Vdiq ekonomisti anglez dhe demografi Tomas Robert Maltus.
1861. - Mbretëria e osmanlinjëve ishte e detyruar ta pranojë bashkimin e Vllahisë dhe Moldavisë. Atëherë është formuar Rumania.
1872. - Vdiq shkrimtari francez Teofil Gotje. Veprat: "Zonjusha de Mopen", "Kapiteni Frakus", "Historia e romantizmit".
1918. - Lindi burrështetasi gjerman Helmut Shmit, njëri nga liderët e Partisë Socialdemokrate, i cili pas tërheqjes së Vili Brant, nga viti 1974 deri në vitin 1982 ishte kancelar i Gjermanisë Perëndimore.
1920. - Franca dhe Britania e Madhe e aprovuan konventën me të cilën janë caktuar kufinjtë e Sirisë dhe Palestinës.
1925. - Lindi politikani francez Pjer Ezhen Beregovu, shef i qeverisë franceze nga viti 1992 deri në mars të vitit 1993 kur dha dorëheqje pas zgjedhjes së socialistëve në zgjedhjet parlamentare. Disa javë më vonë u vra, për shkak tensionit të fuqishëm nga mediat për marrjen e kredisë së volitshme banesore.
1933. - Lindi mbreti japonez (Mikado) Akihito, i cili në front arriti në vitin 1990, pas vdekjes së babait të ti, mbretit Hirohito.
1944. - Në Shkup doli numri i parë i gazetës "Birlik" në gjuhën turke, si organ i NOF të Maqedonisë.
1947. - Në Nju-Xhersi, SHBA, një ekip ekspertësh në laboratorët "Bel" e demonstruan tranzistorin e parë.
1963. - Në anijen transportuese greke "Lakonia", nga zjarri pas shpërthimit në Atlantikun verior, humbën jetën 128 persona, ndërsa 908 janë shpëtuar para se të përmbytet anija më 29 dhjetor.
1964. - Në Cejlon (Sri Lankën e sotme) në ciklon humbën jetën së paku 2.000 bjerëz.
1990. - Shumica e sllovenëve në referendum u deklaruan për ndarrjen e Jugosllavisë.
1993. - Zyrtarisht është hapur ambasada e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë. Për ambasador u emërua Toni Milson.
1994.- Republika e Maqedonisë dhe Republika e Austrisë lidhën marrëdhënie diplomatike.
1994. - Në Shkup është formuar Asociacioni i agjencive turistike të Maqedonisë.
2004. - Vdiq ish-kryeministri indian Narasimo Rao, autor i reformave ekonomike indiane 1991-1996.
2005. - Pas 138 viteve në Sllovaki është ndërprerë shërbimi ushtarak.
2007. - Në Toronto, Kanada vdiq Oskar Piterson, xhaz-pianist dhe kompozitor kanadez, një nga muzikantët më të mirë në botën e xhazit. Ka lindur në vitin 1925.
2015. - Në moshën 95-vjeçare vdes Mihail Kallashnikov shpikësi i pushkës automatike "AK-47 Kallashnikov". Në vitin 1947 ai e ka konstruuar armën automatike, që për nga performancat mbeti i patejkalueshëm për mbi gjysmë shekulli. Automatiku "Kallashnikov" përdoret në mbi 100 shtete në botë.