• сабота, 09 ноември 2024
Në ditën e sotme

30 shtator 2024 (MIA)

- Dita Botërore e Përkthyesve Letrarë.

- Dita Botërore e të Shurdhërve.

1791. - Në Theater-auf-Der Wieden të Vjenës u dha premiera e operas "Flauti Magjik" i Moxartit.

1846. - Dr. William Morton, dentist nga Masaçusets, ishte i pari që përdori anestezinë (eterin) për heqjen e dhëmbit.

1882. - Lindi Hans Vilhelm Gajger, fizikant gjerman, i njohur për shpikjen e një pajisjeje për zbulimin e thërmijave subatomike; e njohur me emrin Numeratori Gajger.

1891. - Zhorzh Bulanzhe, gjeneral francez dhe udhëheqës i një lëvizjeje politike me influencë, që ngriti Republikën e Tretë, kreu vetëvrasje.

1916. - Doli në Sent Luis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës numri i parë i së përjavshmes "Mbrojtja shqiptare" në gjuhën shqipe dhe pjesërisht anglisht. E botonte atë mërgimtari patriot Theodhor Harito. 

1921. - U përfundua në Gjenevë Konventa Ndërkombëtare për ndalimin e shitjes së grave dhe fëmijëve. Shqipëria aderoi në këtë akt të rëndësishëm të së drejtës ndërkombëtare në tetor të vitit 1924.

1929. - Shpikësi gjerman Fric fon Opel bëri tekstin e aeroplanit të parë të fuqizuar me raketë dhe të quajtur "Opel Hatrirak 1".

1935. - Në Boston jepet premiera e operas folk "Porgy & Bess" e kompozitorit gjerman Xhorxh Gershuin.

1949. - Përfundoi "ura" ajrore e Berlinit, gjatë së cilës SHBA dhe Anglia ndihmuan me pajisje kryeqytetin gjerman.

1955. - Vdiq në një aksident automobilistik në Kaliforni, Xhejms Din, aktor amerikan. Megjithëse interpretoi vetëm në tre filma, "Rebel pa shkak", "Lindja e parajsës" dhe "Gjigand", ai u bë figurë kult e adoleshentëve.

1966. - Bekuanaland fitoi pavarësinë nga Britania, duke u kthyer në republikën e Bostvanës, ndërsa Serece Kama mori postin e presidentit të parë të vendit.

1985. - Vdiq Çarls Rihter, sizmolog amerikan, emri i të cilit iu dha shkallës për matjen e madhësisë së tërmetit.

1990. - Bashkimi Sovjetik dhe Koreja e Jugut ranë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes tyre.

1990. - Bashkimi Sovjetik dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike, të ndërprera pas vitit 1967.

1991. - Presidenti i Haitit, Zhan-Bertrand Aristid, u rrëzua nga një grusht shteti i përgjakshëm, i cili në fillim instaloi një juntë ushtarake dhe më pas ktheu në fuqi një regjim ushtarak.

1992. - Presidentët e Koresë së Jugut dhe Kinës shijuan përfundimin e Luftës së Ftohtë me firmosjen e një sërë kodesh ekonomike mes tyre.

1993. - Një seri tërmetesh të shkallës 6,4 Rihter goditën 36 fshatra në jugperëndim të Indisë. Mbi 10 000 trupa u gjetën të vdekur, por sipas vlerësimeve ato duhet të ishin mbi 22 000.

1998.- Në Shkup filloi me punë Agjencia Informative e Maqedonisë - MIA, servis zyrtar publik i Republikës së Maqedonisë. MIA është agjenci lajmesh e formuar me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në shkurt të vitit 1992, ndërsa është aktivizuar me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë më 1 dhjetor të vitit 1997.

1999. - Gynter Gras, shkrimtari më i madh gjerman, fitoi çmimin Nobel për letërsinë të vitit 1999.

2003. - Shkrimtari ynë, Fatos Kongoli, me romanin "Ëndrra e Damokleut", fitoi çmimin e madh në konkursin "Ballkanika 2002" i quajtur ndryshe dhe "Nobeli i Ballkanit", në Sofje.

2003. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet një projektrezolute të re të OKB-së në Irak, parashtruan hapat për ta rikthyer kontrollin e vendit në duart e irakianëve dhe për t'i dhënë një rol më të madh politik Kombeve të Bashkuara.

2004. - Në një sulm vetëvrasës mbi një karvan amerikan ushtarak në Bagdad, të cilën e kanë bërë pjesëtarë të grupit terrorist të ekstremistit jordanez Abu Masaba el Zarkavi, humbën jetën 41 persona, prej të cilëve 34 fëmijë.

2009. - Vdiq Pavel Popoviç, kosmonauti legjendar rus  nga qarku i parë i Gagarin. Që nga viti 1954 punon si pilot në përbërjen e Flotës ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

2015. Frenki Ford, muzikanti i rokenrollit dhe bluzit  i cili famën e arriti me singëllin "Sea Cruise" nga viti 1959, kur kishte 19 vjeç, vdiq në Nju-Orleans në moshën 76-vjeçare.

Остани поврзан