• понеделник, 16 март 2026

Në ditën e sotme 

Në ditën e sotme 

24 shkurt 2021 (MIA) 

1389. – Mbreti Albert i Suedisë zihet rob nga danezët në betejën e Falkopingut. Në këtë mënyrë mbretëresha Margaret e Danimarkës bëhet efektivisht sundimtare e Suedisë dhe Danimarkës. 

1530. – Karlo i Pestë në Bolonja për perandor të vetin romak të Italisë e kurorëzoi papën Klimenti i VII, i cili veçmë ishte mbret i Spanjës. 

1819. – Kongresi amerikan e ratifikoi marrëveshjen me të cilën Spanja ia dha Amerikës, Floridën. 

1852. – Lindi poeti anglez me origjinë irlandeze Xhorxh Ogastas Mur, autor i romaneve realiste dhe naturaliste. Veprat: “Dashnori modenr”, “Estern Uoters”, “Ave”, “Kujtime nga jeta e vdekur”, “Salve”, dhe “Vale”. 

1871. – Lindi Sevasti Dako (Qiriazi), atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra.  Sevasti Dako u nda nga jeta më 30 gusht 1949. 

1887. – Parisi dhe Brukseli u bënë dy qytetet e para që u lidhën me linjë telefonike. 

1920. – Në Mynih, Hitleri e publikoi programin e Palës nacionaliste. 

1923. – U mbajt në Tiranë Kongresi i Parë Mysliman. Ky kuvend pavarësie i besimtarëve myslimanë shqiptarë, kërkoi krijimin e një besimi islam civilizues, në luftë të papajtueshme me rregullat e ngurta dhe mentalitetin aziatik. Ndër arritjet e këtij kongresi  ishte ideimi dhe miratimi i dokumentit bazë që realizonte shpalljen e pavarësisë së myslimanizmit shqiptar nga Turqia, “Statutit të Xhema-atit Musliman Shqiptar”. Ky statut përjashtonte dhe ndalonte çdo autoritet shpirtëror jashtë Shqipërisë, duke e paraparë atë si “kundër idealeve të nalta kombëtare”. 

1945. – Kryetari i qeverisë egjiptiane Ahmed Maher Pasha vritet në Kuvend, menjëherë pasi në Luftën e Dytë Botërore e shpalli deklaratën për hyrjen e Egjiptit në luftë kundër Gjermanisë dhe Japonisë. 

1945. – Trupat e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore e çliruan kryeqytetin e Filipineve, Manilën e cila ishte nën okupim të Japonisë. 

1946. – Huan Peron zgjidhet president i Argjentinës. 

1975. – Vdiq burrështetasi sovjetik Mihail Aleksandroviq Bulganjin, i cili në krye të qeverisë sovjetike isjte nga viti 1955 deri në vitin 1958. 

1990. – Vdiq burrështetasi italian Aleksandro Pertini, ish president i Italisë, politikan më i popullarizuar italian pas Luftës së Dytë Botërore. 

1991. – Fillon me një sulm të aleatëve natën, fushata në tokë e luftës së Gjirit Persik kundër Irakut. Gjatë 24 orëve luftim zihen rob më shumë se 14 mijë irakenë. 

1998. – Parlamenti francez njëzëri e ratifikoi Marrë veshjen për ndalës të përgjithshme për prova bërthamore. 

2003. – Në tërmetin në provincën veriperëndimore kineze Sinkjang humbën jetën së paku 268 njerëz. 

2004. – Në tërmetin i cili e goditi rajonin El Hoseim në bregun mesdhetar në Maroko, e humbën jetën të paktën 572 persona. 

2007. – Në shpërthimin e një kamion-bombe e humbën jetën 37 persona, ndërsa u plagosën 64 persona të tjerë në afërsi të xhamisë sunite në qytetin irakian Habani. 

Остани поврзан