Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Berovë me -2 gradë, pasdite shi dhe borë në male
- Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Berovë -2 gradë, ndërsa më e larta në Gjevgjeli, Pretor, Prilep dhe Manastir me 4 gradë. Në Shkup në Zajçev Ris është matur 2 gradë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Berovë -2 gradë, ndërsa më e larta në Gjevgjeli, Pretor, Prilep dhe Manastir me 4 gradë. Në Shkup në Zajçev Ris është matur 2 gradë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Sipas DPHM-ja, 0 gradë është matur në Kriva Pallankë, Tetovë, Stumicë, Hanet e Mavrovës, 1 gradë në Kumanovë, Vinicë, 2 gradë në Shtip, Veles, Kavadar, Krushevë dhe 3 gradë në Ohër dhe Demir Kapi.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës në disa lugina. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 5 deri në 10 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s