• сабота, 21 февруари 2026

Mëngjes i ftohtë me temperatura minus, pasdite deri në 14 gradë

Mëngjes i ftohtë me temperatura minus, pasdite deri në 14 gradë

Shkup, 19 shkurt 2026 (MIA) - Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Berovë me -7 gradë, pas çka vijon Kriva Pallanka me -5 dhe Shkup-Petrovec dhe Demir Kapi me -4 gradë. Në Gjevgjeli, Prilep dhe Tetovë është matur -3 gradë, ndërsa në Ohër, Vinicë dhe Krushevë -2 gradë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit e fortë nga drejtimi juglindor.

Sipas DPHM-së, gjatë natës, duke filluar nga pjesët perëndimore, do të ketë reshje shiu, në vendet më të larta shi dhe borë, ndërsa në male borë. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore, veçanërisht në male ku mbulesa e borës do të rritet.

Temperatura makismale do të jetë në interval prej 8 deri në 14 gradë. 

Në Shkup, vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë 11 gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан