Më së shumti paraqitje në KSHPK vitin e kaluar janë parashtruar për dyshime për korrupsion dhe përplasje interesash
- Në vitin 2025 në komisionin antikorrupsion janë parashtruar më së shumti paraqitje për supozime për ekzistim të dyshimeve për sjellje korruptuese të personave zyrtarë, tregon raporti për punën e KSHPK-së. Janë pranuar gjithsej 455 paraqitje mbi këtë bazë, ndërsa KSHPK ka parashtruar shtatë paraqitje me iniciativë individuale.
Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Në vitin 2025 në komisionin antikorrupsion janë parashtruar më së shumti paraqitje për supozime për ekzistim të dyshimeve për sjellje korruptuese të personave zyrtarë, tregon raporti për punën e KSHPK-së. Janë pranuar gjithsej 455 paraqitje mbi këtë bazë, ndërsa KSHPK ka parashtruar shtatë paraqitje me iniciativë individuale.
Numri më i madh i paraqitjeve për dyshime për korrupsion janë në njësitë për vetëqeverisje lokale pas çka pasojnë pushteti ekzekutiv, jurisprudenca, trupat rregulaltorë, arsimi, urbanizmi, shëndetësia...

Mbi këtë bazë, siç informoi sot kryetari i Komisionit, Adem Çuçul, janë zgjidhur 387 lëndë dhe janë sjellë 359 vendime. Numri i vendimeve të sjellura është më i vogël nga numri i lëndëve sepse disa nga lëndët janë bashkuar.
Rreth 11 lëndëve janë ndërmarrë masa konkrete, përkatësisht për tetë janë paraqitur nisma në Prokurorinë themelore publike, të cilat kanë të bëjnë me emërimin e paligjshëm të u.d. drejtorëve, kundër personave përgjegjës për ekzistim të dyshimit për paligjshmëri në zbatimin e procedurave për furnizime publike dhe disponim të paligjshëm me mjete buxhetore. Janë parashtruar edhe tre nisma në institucionet kompetente për caktimin e përgjegjësisë tek udhëheqës dhe persona zyrtarë.
Janë hedhur poshtë 79 paraqitje në bazë të paraqitjeve të paqarta dhe të pakuptueshme, paraqitje për të cilat KSHPK paraprakisht tashmë kishte sjellë vendime, si dhe në bazë të pakënaqësisë së shprehur nga veprimi i gjykatësve.
Lidhur me përplasjen e interesave, numri më i madh i paraqitjeve kanë të bëjnë me organet e pushtetit shtetëror, pushtetit lokal, arsimit, shëndetësisë, jurisprudencës...

Gjatë vitit 2025 janë parashtruar 116 kërkesa për mendim, KSHPK ka dhënë 108 mendime, ndërsa për tetë kërkesat e tjera, siç sqaroi kryetari i KSHPK-së, do të deklarohen këtë vit sepse kërkesat ishin pranuar në fund të vitittë kaluar.
Lidhur me përplasjen e interesave, KSHPK ka parashtruar tre nisma para organeve kompetente për inicim të procedurës për konstatim të përgjegjësisë të personave zyrtarë për shkak të shkeljeve të dispozitave nga Ligji për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, të cilat e parashohin veprimin e personave zyrtarë kur do të ndodhen në gjendje të përplasjes së interesave.
Sipas kryetarit të KSHPK-së, vitin e kaluar ishte vit aktiv edhe pse Komisioni është përballur me sfida të caktuara.
"Edhe përkundër të gjitha sfidave, konsideroj se Komisioni ka shënuar rezultate të konsiderueshme", tha Çuçul.
Lidhur me regjistrin e personave të zgjedhur dhe të emëruar, Çuçul informoi se përfundimisht me dhjetorin 2025 janë futur të dhëna për 16.147 persona aktual dhe të mëparshëm të zgjhdur dhe të emëruar. ab/
Foto: МIА arkiv, printskrin