Më së ftohti në Berovë dhe Vinicë
- Temperatura më e ulët prej -4 gradë mëngjesin e sotëm është matur në Berovë dhe Vinicë.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Temperatura më e ulët prej -4 gradë mëngjesin e sotëm është matur në Berovë dhe Vinicë.
Siç kumtoi DPHM-ja, temperatura minus këtë mëngjes ka edhe në Kriva Pallankë (-3), -1 gradë në Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Hanet e Mavrovës.
Zero gradë janë matur në Shtip dhe Kavadar, 1 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Demir Kapi dhe Veles, 2 gradë në Ohër, Krushevë dhe Gjevgjeli, 3 gradë në Pretor.
Sipas parashikimit të DPHM-së, sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 4 deri 12 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë deri 5 gradë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s