Më shumë se 100 persona konsiderohen të zhdukur pas sulmit nga nëndetësja mbi një anije iraniane përgjatë bregut të Sri Lankës
- – Të paktën 101 persona janë zhdukur, ndërsa 78 janë lënduar pas sulmit nga nëndetësja mbi një anije iraniane përgjatë bregut të Sri Lankës, deklaruan për Rojters burime nga marina dhe Ministria e Mbrojtjes së Sri Lankës.
Kolombo, 4 mars 2026 (MIA) – Të paktën 101 persona janë zhdukur, ndërsa 78 janë lënduar pas sulmit nga nëndetësja mbi një anije iraniane përgjatë bregut të Sri Lankës, deklaruan për Rojters burime nga marina dhe Ministria e Mbrojtjes së Sri Lankës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Sri Lankës paraprakisht njoftoi se ushtria e vendit ka shpëtuar 30 persona nga një anije iraniane që po fundoset.
Marina e Sri Lankës ka dërguar mision shpëtimi pas thirrjes për ndihmë nga anija iraniane, deklaroi paraprakisht zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministri i Punëve të Jashtme, Vixhita Herat nuk dha hollësi shtesë, por tha se Sri Lanka do të ndërmarrë masa adekuate.
Mediat lokale informuan se anija ka raportuar për rrezik përgjatë bregut në Gale në pjesën jugore të vendit dhe se të lënduarit ishin pranuar në spitalin në Gale. fc/
Foto: Harta në gugëll