• сабота, 14 март 2026

Më ftohtë në Kodrën e Diellit - minus tre gradë, më ngrohtë në Kavadar shtatë gradë

Më ftohtë në Kodrën e Diellit - minus tre gradë, më ngrohtë në Kavadar shtatë gradë

Shkup, 21 shkurt 2026 (MIA) - Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Kodrën e Diellit - minus tre gradë, ndërsa më e larta në Kavadar - shtatë gradë.

Sipas informacioneve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, minus një gradë është matur në Berovë, zero në Hanet e Mavrovës, një në Pretor, Strumicë dhe Krushevë, dy në Kriva Pallankë, Ohër dhe Manastir, tre në Prilep dhe Shtip, katër në Tetovë dhe Vinicë, pesë në Shkup-Petrovec dhe Veles, dhe gjashtë në Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi dhe Gjevgjeli.

Sasia e reshjeve në 24 orët e fundit deri në orën 07:00 në (l/m2) arrin Manastir 20, Pretor 15, Ohër dhe Krushevë 14, Shtip dhe Gjevgjeli 13, Kriva Pallankë, Kavadar, Pozharan dhe Gjurishte 12, Prilep, Veles dhe Hanet e Mavrovës 11, Vinicë 9, Tetovë 8, Shkup-Petrovec, Topollçan dhe Kodër të Diellit 7, Berovë 4, Shkup-Zajçev Rid dhe Strumicë 3, Demir Kapi 2.

Lartësia e shtresës së borës në Kodrën e Diellit është 100 cm.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje të lehta bore. Do të ketë erëra mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here të forta nga drejtimi verior (lokalisht mbi 60 km/orë). Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej pesë deri në 13 gradë.

Në Shkup, vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra me diell. Në disa pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë dhjetë gradë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан