• среда, 15 април 2026

Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe 53 centimetra borë

Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe 53 centimetra borë

 Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit -3 gradë, ndërsa temperaturat maksimale 8 gradë janë matur në Shtip dhe Vinicë.

 Në Kodrën e Diellit ka edhe 53 centimetra borë.

 Sipas DPHM, deri në orën 08:30 janë matur -1 gradë në Berovë, 0 në Manastir dhe Krushevë, 1 në Shkup - Petrovec, Tetovë, Ohër, Prilep dhe Hanet e Mavrovës, 2 në Kriva Pallankë dhe Pretor, 3 në Shkup - Zajçev Rid, Strumicë dhe Gjevgjeli, 4 në Veles dhe Kavadar, si dhe 5 gradë në Demir Kapi. 

 Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri të fortë,  ndërsa vende-vende herë pas here erë e fortë (mbi 60 km/orë) nga drejtimi jugor. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 21 gradë. Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht  ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri të fortë nga drejtimi jugor. Gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Temperatura maksimale do të arrijë 20 gradë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан