Më ftohtë në Kodrën e Diellit - 16, në Mavrovë - 14, në Krushevë - 13 gradë.
- Mëngjesi më i ftohtë është në Kodrën e Diellit me -16 gradë, në Mavrovë Hanet e Mavrovës janë matur -14, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -11, në Berovë -10, në Manastir, në Prilep dhe Ohër - 9, në Tetovë dhe Strumicë - 8, në Shkup-Petrovec - 7, në Demir Kapi - 6, Kumanovë, Kavadar dhe Veles - 5 dhe në Gjevgjeli - 1, bëri të ditur DPHM.
Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Mëngjesi më i ftohtë është në Kodrën e Diellit me -16 gradë, në Mavrovë Hanet e Mavrovës janë matur -14, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -11, në Berovë -10, në Manastir, në Prilep dhe Ohër - 9, në Tetovë dhe Strumicë - 8, në Shkup-Petrovec - 7, në Demir Kapi - 6, Kumanovë, Kavadar dhe Veles - 5 dhe në Gjevgjeli - 1, bëri të ditur DPHM.
Në Kodrën e Diellit ka edhe 26 centimetra borë, ndërsa në Krushevë 15.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në vende përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore herë pas here erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej - 4 deri në 3 gradë.
Në Shkup, kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në mëngjes në disa pjesë të luginës herë pas here erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 1 gradë.
Foto: MIA