Më ftohtë në Berovë, më së shumti borë në Kodër të Diellit
- Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë -4 gradë, në Kodër të Diellit janë matur -2, përderisa në Kriva Pallankë, Pretor, Manastir, Strumicë, Hanet e Mavrovës janë matur 0 gradë Celsius. Mbi zero është në Tetovë, Prilep, Shtip, Krushevë ku janë matur një gradë, Shkup-Petrovec, Veles, Demir Kapi, Vinicë dy gradë, Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Kavadar nga 3 dhe Gjevgjeli pesë gradë Celsius, informoi DPHM.
Shkup, 14 shkurt 2026 2026 (MIA) - Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë -4 gradë, në Kodër të Diellit janë matur -2, përderisa në Kriva Pallankë, Pretor, Manastir, Strumicë, Hanet e Mavrovës janë matur 0 gradë Celsius. Mbi zero është në Tetovë, Prilep, Shtip, Krushevë ku janë matur një gradë, Shkup-Petrovec, Veles, Demir Kapi, Vinicë dy gradë, Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Kavadar nga 3 dhe Gjevgjeli pesë gradë Celsius, informoi DPHM.
Më së shumti borë ka në Kodër të Diellit, ku shtresa e borës është 62 centimetra.
Në 24 orët e fundit deri në orën 7:00 më së shumti reshje ka pasur në Ohër dhe Pretor ku janë matur 2 l/m2.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët veriperëndimore (lokalisht mbi 25 l/m²). Do të fryjë erë e matur, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në itnerval prej 11 deri 16 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm, pasdite dhe gjatë natës do të ketë rreshje të kohëpaskohshmetë shiut. Do të fryjë erë e matur, ndërsa në disa pjesë të luginës, kohë pas kohe erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijëd eri 14 gradë. ab/
Foto: МIА arkivi