Më ftohtë në Berovë -3 gradë, gjatë ditës deri 17 gradë dhe shi të mundshëm të dobët lokal
- – Më ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Berovë, ku janë matur -3 gradë Celsius, zero gradë janë matur në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Manastir, Strumicë, Hanet e Mavrovës dhe Kodër të Diellit, 1 në Shtip, 2 në Tetovë, Ohër, Pretor, Prilep, Krushevë, Veles dhe Kumanovë, 3 në Shkup-Zajçev Rid dhe Kavadar, ndërsa temperaturë maksimale e mëngjesit prej 4 gradë është matur në Vinicë, Demir Kapi dhe Gjevgjeli.
Shkup, 8 mars 2026 (MIA) – Më ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Berovë, ku janë matur -3 gradë Celsius, zero gradë janë matur në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Manastir, Strumicë, Hanet e Mavrovës dhe Kodër të Diellit, 1 në Shtip, 2 në Tetovë, Ohër, Pretor, Prilep, Krushevë, Veles dhe Kumanovë, 3 në Shkup-Zajçev Rid dhe Kavadar, ndërsa temperaturë maksimale e mëngjesit prej 4 gradë është matur në Vinicë, Demir Kapi dhe Gjevgjeli.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se shtresa e borës në Kodër të Diellit sot është 67 centimetra.
Meteorologët për sot parashikojnë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të ketë shira të lehtë lokalë në pasdite dhe drejt fundit të ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare e ndryshueshme. Temperatura maksimale do të lëvizë në intervalin 12 deri në 17 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe erë të lehtë të ndryshueshme. Në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për shi të dobët. Temperatura maksimale do të arrijë deri 16 gradë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s