Myftinia e Dibrës ua uron besimtarëve myslimanë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit
- Myftinia e Dibrës me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon nesër, më 19 shkurt, të gjithë besimtarëve myslimanë në rajonin e Dibrës dhe më gjerë u uron agjërim të pranuar dhe të bekuar.
Dibër, 18 shkurt 2026 (MIA) - Myftinia e Dibrës me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon nesër, më 19 shkurt, të gjithë besimtarëve myslimanë në rajonin e Dibrës dhe më gjerë u uron agjërim të pranuar dhe të bekuar.
"Të dashur besimtarë! Për shumë vite na qoftë muaji i bekuar i Ramazanit, një muaj durimi, lutjeje, bujarie dhe vlerash njerëzore, një kohë kur besimtarët ftohen të zgjojnë ndjenjat e mira, të forcojnë shpresën dhe t'i përkushtohen lutjes, si kolektivisht ashtu edhe individualisht", qëndron në publikimin.
Myftinia u bën thirrje besimtarëve të tregojnë solidaritet me familjet në nevojë gjatë këtij muaji duke i përfshirë ato në darkat e iftarit dhe duke forcuar ndjenjën e ndihmës dhe mbështetjes sociale.
"Agjërimi dhe veprat e mira të besimtarëve të pranohen, ndërsa Ramazani të sjellë begati, paqe dhe mirësi në familjet dhe shoqëritë. Allahu i pranoftë lutjet dhe adhurimet tona, amin", uruan nga myftinia.
Myftinia e Dibrës përfshinë komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe zonën e Rekës, Komunën Mavrovë dhe Rostush. Në mbi 50 xhami janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për kryerjen e ritualeve fetare. ls/
Foto: MIA