• вторник, 13 јануари 2026

Mucunski për incidentin para Ambasadës Bullgare: Bëhet fjalë për rast të izoluar, institucionet tona i ndërmarrin maksimalisht shpejt të gjitha veprimet e nevojshme

Mucunski për incidentin para Ambasadës Bullgare: Bëhet fjalë për rast të izoluar, institucionet tona i ndërmarrin maksimalisht shpejt të gjitha veprimet e nevojshme

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timpo Mucunski sot e ka dënuar incidentin në të cilin nga ana e një kryerlsit është thyer dera e përparme e Ambasadës Bullgare në Shkup. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për rast të izoluar, në të cilin është shkaktuar dëm i vogël material, thotë Mucunski.

"Pavarësisht kësaj, e dënojmë maksimalisht incidentin. MPB jep fokus të madh në procesin e hetimit dhe për përgjigje më të hollësishmme me hetimin, sepse nuk dua ta dëmtoj,  do t'ju oroientoj të kërkoni përgjigje nga MPB-ja. Por, ajo që dua të them është se institucionalisht ka përgjigje të shpejtë dhe efikase nga ana jonë", deklaroi sot Mucunski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Mucunski tha se për fat të keq, jo çdo ngjarje kriminale që ndodh në territorin e shtetit mund të kontrollohet, por se gjëja më e rëndësishme është që incidenti është dënuar tashmë nga ana jonë dhe po punojmë për një sqarim të plotë të rastit.

"Përgjegjësia jonë si shtet është së pari të japim një përgjigje objektive, të dënojmë ngjarjen, dhe më pas që institucionet tona të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe mendoj se pala jonë ka reaguar sa më saktë që të jetë e mundur deri në këtë pikë. Shpresoj që hetimi nga MPB-ja të përfundojë shpejt", tha Mucunski.

Ministria e Punëve të Brendshme dje informoi për rastin duke theksuar se është thyer xhami i derës së brendshme të Ambasadës Bullgare. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан