• четврток, 25 декември 2025

Mucunski: Në fokus reformat e brendshme dhe zgjidhje dinjitoze dhe adekuate me Bullgarinë

Mucunski: Në fokus reformat e brendshme dhe zgjidhje dinjitoze dhe adekuate me Bullgarinë

Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Tashmë ka procese të cilat ndodhin në shtet dhe nuk mund t'i zëvendësojnë negociatat inkuadruese, por ushtrojnë funksion të kahëzuar drejt prëgatitjes më të shpejtë të shtetit për anëtarësim të barabartë në BE. Shembulli më i mirë për atë është Agjenda reformuese, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.

"Ky është edhe qëllimi i saj, më shpejtë të harmonizohet me standardet më të larta të BE-së në shumë sfera të ndryshme. Për ne çështja është si të shfrenojmë rrugën për të ardhur deri te anëtarësimi. Dhe ky mekanizëm në negociata teknike nuk të afron drejt qëllimit të fundit sepse ju megjithatë në një moment do të duhet ta shfrenini edhe tërë procesin e negociatave", thea Mucunski.

Ai theksoi se vendi është i fokusuar në reformat e brendshme dhe zgjidhjes dinjitoze dhe adekuate me fqinjin tonë Bullgarinë.

"Ne si shtet jemi të fokusuar në dy çështke kyçe. E para - reformat e brendshme, si shembull është takimi i djeshëm që e patëm në Qeveri, ku shihet dinamikë e përforcuar të cilën e njeh edhe Brukseli në pjesën e Agjendës reformuese. E dyta është gjetja e zgjidhjes dinjitoze dhe adekuate me fqinjin tonë Bullgarinë. Ajo është zgjidhje të cilën ne duam ta arrijmë. As nuk mendojmë se do të jetë lehtë, as mendojmë se do të ndodhë brenda natës. Edhe rreth çështjes së reformave të brendshme edhe rreth çështjes së gjetjes së zgjidhjes me Bullgarinë, po punohet për çështje të vullnetit nëse duam të bëjmë ndryshime brenda në shtet. Është evidente se kjo Qeveri është e përkushtuar dhe punon në atë dhe nëse duam të gjithë së bashku të gjejmë zgjidhje të pengesës, e cila po i vendoset vendit vazhdimisht. Gjeneratat në shtetin tonë mbajnë mend mirë bllokada shumë joparimore nga ana e BE-së", tha Mucunski.

Qëllimi i përbashkët, siç tha, duhet të jetë të gjejmë zgjidhje. Sipas tij, është inkurajuese ajo që në tërë rrjetin e relacioneve dhe marrëdhënieve komplekse është që qytetarët e vendit tonë mbeten "të orientuar drejt Evropës", me përqindje të madhe.

"Ajo që mua më shqetëson, disa thonë po rritet euroskepticizmit. Unë nuk mendoj se kjo është e saktë, së paku siç i lexoj anketat. Por, unë përfaqësoj një tezë se kemi rrezik nga rritja e europesimizmit. Ata janë një grup qytetarësh të cilët besojnë se e ardhmja evropiane është e ardhmja e vërtetë për shtetin, por nuk janë të bindur se Evropa do t'i hapë dyert për ne. Këtu dihet bashkarisht të punojmë në mënyrë që ta mposhtim atë tezë, e cila, për fat të keq për momentin, është tejet shumë kredibile", tha Mucunksi.

Barra, siç theksoi, është e BE-së, e vendeve anëtare, e Qeverisë dhe e të gjitha palëve të prekura në një shoqëri, si konuniteti akademik, mediumet .... ab/

Foto dhe video: МIА

Остани поврзан