Mucunski - Nejnski: Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes duhet të ndërtohen mbi parimet e fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit konstruktiv
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në Fejsbuk njoftoi se ka biseduar në telefon me shefen e sapoemëruar të diplomacisë bullgare, Nadezhda Nejnski.
Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në Fejsbuk njoftoi se ka biseduar në telefon me shefen e sapoemëruar të diplomacisë bullgare, Nadezhda Nejnski.
"Kam dërguar urime të sinqerta për emërimin e saj dhe i kam dëshiruar sukses në ushtrimin e detyrës. Në bisedë theksova se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të ndërtohen mbi parimet e fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit konstruktiv. Po ashtu, kam inicuar një takim dypalësh që do të realizohet në periudhën e ardhshme", shkruan Dimitar Mucunski. qa/
Foto: FB Mucunski