Mucunski: Marrëveshja me SHBA-në është hap i rëndësishëm para në bashkëpunim, me rëndësi të madhe për ekonominë e vendit
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski e përshëndeti marrëveshjen e arritur mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar.
Shkup, 13 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski e përshëndeti marrëveshjen e arritur mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar.
Në kumtimin në Fejsbuk, Mucunski marrëveshjen e vlerëson si hap të rëndësishëm përpara në bashkëpunimin ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka rëndësi të madhe për ekonominë e vendit tonë dhe nga e cila përfitime konkrete do të kenë kompanitë e vendit.
.
"Harmonizuam deklaratë të përbashkët dhe kornizë për Marrëveshje reciproke, të drejtë dhe të balancuar, me çka e përforcojmë bashkëpunimin bilateral ekonomik dhe mundësojmë qasje më të madhe drejt tregut amerikan për kompanotë vendore.
Falënderim i sinqertë për tërë ekipin e përbërë nga disa institucione, që me shumë mund punoi në këtë proces, si dhe ekipin e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Uashington", shkroi Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.

Marrëveshjen me SHBA-në dje e paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski, duke cekur se 63-64 produkte, të cialt për vendin janë strategjike, në SHBA do të eksportohen me tarifë njëshifrore nga zero deri 6,5 për qind.
Ai tha se në muajt e kaluar janë zhvilluar negociata mjaft aktive dhe se zërat e këtillë të volitshëm janë rezultat i tyre. ab/
Foto: МIА