• петок, 20 февруари 2026

Mucunski: Hapa konkretë në trajektoren e jashtme politike të shtetit në një periudhë relativisht të shkurtë kohore

Mucunski: Hapa konkretë në trajektoren e jashtme politike të shtetit në një periudhë relativisht të shkurtë kohore

Shkup, 15 shkurt 2026 (MIA) - Në njëzet muajt e shkaur shteti solli disa vendime dhe arriti marrëveshje me rëndësi të jashtëzakonshme për pozicionimin e tij strategjik, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të jashtme, Timço Mucunski në deklaratë për mediumet nga Konferenca e Munihut e sigurisë.

"Në njëzet muajt e fundit në pjesën e politikës së jashtme kemi disa vendime dhe marrëveshje të cilat kanë rëndësi të madhe për pozicionim strategjik të shtetit tonë. I pari është Partneriteti për siguri dhe mbrojtje me Bashkimin Evropian - ishim vendi i parë në rajon që arriti një marrëveshje të tillë. Më pas pasoi partneriteti i ri strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, si dhe përfundimi i post-monitorimit nga Këshilli i Evropës. Dokumenti i katërt kyç është Deklarata e përbashkët për tregti reciproke me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila siguron rrugë të qartë drejt marrëveshjes për tregti reciproke", theksoi Mucunski, transmeton në kumtesë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme.

Ai theksoi se deklarata parasheh ruajtje të tarifës prej 15 për qind, e cila është më e ulët në krahasim me numrin e madh të vendeve në botë, por edhe hapë mundësi për tarifa deri në zero për qind për degë dhe produkte specifike të rëndësishme për eksportin tonë drejt SHBA-së. Qëllimi është kushte më të mira për biznesin tonë, si dhe zhvillim të marrëdhënieve të tjera strategjike me SHBA-në në pjesën e energjetikës dhe transformimit digjital, theksoi ministri.

Mucunski vlerësoi se "trajektorja e politikës së jashtme e shtetit është e qartë dhe se në një periudhë relativisht të shkurtë kohore janë bërë hapa konkretë".

"Arritëm në njëzet muaj në mënyrë strategjike të pozicionojmë më shumë fusha kyçe. ndërkaq e tërë kjo sjellë përfitime konkrete për qytetarët tanë, për komunitetin afarist dhe për shtetin në tërësi", theksoi shefi i diplomacisë.

Duke folur për porositë nga Konferenca e Munihut e sigurisë, ministri theksoi se porosia kyçe nga përfaqësuesit evropianë dhe amerikanë është Evropa t'u kthehet vlerave të veta themelore.

"Porosia themelore është se Evropa duhet t'u kthehet vlerave të veta themelore - jo vetëm në kontekstin e sigurisë, por edhe në atëcivilizues. Nevojitet të përforcohet arkitektura e sigurisë, por edhe të bëhet rishqyrtimi i politikave të caktuara që kontribuuan për ulje të fuqisë ekonomike të kontinentit", tha Mucunski.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërgojnë porosi partneriteti dhe bashkëpunimi të përbashkët në kuadër të marrëdhënieve transatlantike.

"Ekziston porosi e qartë për bashkëpunim të përbashkët, që është me rëndësi nga aspekti i sigurisë sonë kolektive dhe të ardhmes së NATO-s si aleancë. Njëkohësisht, është koha të njihet se epoka gjeopolitike në të cilën ishim mësuar në dekadat e fundit ka ndryshuar dhe se edhe ne si shtet duhet të pozicionohemi qartë në pajtim me trendet e reja globale", deklaroi ministri Mucunski. ab/

fotо: МIА arkivi

Остани поврзан