• петок, 20 февруари 2026

MSH: Ligji për mbrojtje nga duhani nuk shtyhet – javën e ardhshme versioni përfundimtar do t’i dorëzohet Qeverisë

MSH: Ligji për mbrojtje nga duhani nuk shtyhet – javën e ardhshme versioni përfundimtar do t’i dorëzohet Qeverisë

Shkup, 16 shkurt 2026 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë mohon pretendimet se do të ketë shtyrje në miratimin dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga duhani dhe paralajmëron se versioni përfundimtar do t'i dorëzohet Qeverisë javën e ardhshme. Faza, thotë nga MSH, i referohet mënyrës së aplikimit në periudhën fillestare, ku faza e parë është me mbikëqyrje të përforcuar, informime dhe paralajmërime, sepse, siç theksojnë, qëllimi është që institucionet, hotelieritë dhe qytetarët të përshtaten, të marrin udhëzime dhe mbështetje të qarta.

"Ministria e Shëndetësisë mbetet plotësisht e përkushtuar për miratimin dhe zbatimin e Ligjit për mbrojtje nga duhani, në përputhje me afatet ligjore. Aktualisht po finalizohet analiza e komenteve të pranuara nga debati publik në ENER, si dhe e qëndrimeve të dorëzuara nga palët e interesuara, institucionet dhe komuniteti i biznesit, pas së cilës javën e ardhshme versioni përfundimtar do t’i dorëzohet Qeverisë", thonë nga MSH-ja. 

Theksojnë se këto harmonizime nuk e ndryshojnë thelbin e ligjit. Qëllimet mbeten të qarta dhe të pandryshuara: parandalimi i pirjes së duhanit tek të rinjtë dhe krijimi i brezave pa varësi nga nikotina, si dhe mbrojtja e punëtorëve dhe qytetarëve nga pirja pasive e duhanit në hapësira të mbyllura publike dhe të punës.

"Sa i përket pretendimeve për “zbatim me faza”, sqarojmë se kjo nuk nënkupton shtyrje të zbatimit të tij pas miratimit në Kuvend. Ligji do të hyjë në fuqi pas miratimit, në përputhje me afatet ligjore. Faza i referohet mënyrës së zbatimit në periudhën fillestare, ku faza e parë do të përfshijë mbikëqyrje të shtuar, informim dhe paralajmërime. Qëllimi është që institucionet, subjektet e gastronomisë dhe qytetarët të përshtaten, të marrin udhëzime të qarta dhe mbështetje, si dhe kultura e respektimit të rregullave të ndërtohet në mënyrë të qëndrueshme në afat të gjatë", sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë. 

Theksojnl se ministria mbetet e hapur për komunikim dhe për informimin në kohë të publikut për çdo hap të ardhshëm të procesit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 



Остани поврзан