MPB zyrtarisht me hollësira: Rryshfeti prej 50.000 eurove është gjetur nën sedilje të bashkëudhëtarit - arrestohet drejtori i Inspektoratit shtetëror për bujqësi
- Zyrtarë policorë e kanë privuar nga liria drejtorin e Inspektoratit shtetëror për bujqësi V.A. (41) nga Koçani, i cili dyshohet se ka marrë rryshfet prej 50.000 eurove si këst të parë nga 100.000 euro gjithsej të kërkuara, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. Kundër tij është parashtruar padi penale deri te PTHP për NKOK për veprën penale "marrje të rryshfetit" sipas nenit 357 nga Kodi penal.
Shkup, 20 mars 2026 (MIA) - Zyrtarë policorë e kanë privuar nga liria drejtorin e Inspektoratit shtetëror për bujqësi V.A. (41) nga Koçani, i cili dyshohet se ka marrë rryshfet prej 50.000 eurove si këst të parë nga 100.000 euro gjithsej të kërkuara, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. Kundër tij është parashtruar padi penale deri te PTHP për NKOK për veprën penale "marrje të rryshfetit" sipas nenit 357 nga Kodi penal.
Sipas informatave të MPB-së, i dyshuari, në cilësi të personit zyrtar, përmes spedicioneri në mënyrë indirekte kërkoi ryshfet nga pronari i një kompanie që merret me import. Ryshfeti ishte kërkesë për të mundësuar importimin e qetë të mallrave, për të cilat kishte vërejtje dhe mosrespektim të supozuar ligjor, për çka u hartua edhe raport nga Inspektorati.
Shuma e kërkuar prej 100.000 eurosh duhej të dorëzohej në tre pjesë, 50.000 euro në këstin e parë dhe dy këste nga 25.000 euro.
Arrestimi u bë dje, më 19 mars, kur u krye dorëzimi i këstit të parë prej 50.000 eurosh. Paratë fillimisht u morën nga spedicioneri, i cili më vonë duhej t'ia dorëzonte personit V.A.
"Pas marrjes së parave nga V.A., janë ndërmarrë masa dhe aktivitete operative taktike dhe bazuar në urdhrat e lëshuar, u krye kontroll i personit, automjetit dhe bagazhit. Gjatë kontrollit të një automjeti për udhëtarë, nën sediljen e bashkëudhëtarit, paratë u gjetën dhe u sekuestruan", njoftoi MPB. bsh/
Foto: MIA