MPB u furnizua me 120 automjete të reja të policisë të pajisura me sistemet më bashkëkohore tetra
- – Siguria dhe zbardhja e krimit dhe korrupsionit në shtet është prioritet i ynë si Qeveri, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme është lidhje e pathyeshme në atë proces, porositi kryeministri, Hristijan Mickoski, në promovimin e sotëm të 120 automjeteve të reja të policisë për nevojat e policisë së uniformuar.
Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) – Siguria dhe zbardhja e krimit dhe korrupsionit në shtet është prioritet i ynë si Qeveri, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme është lidhje e pathyeshme në atë proces, porositi kryeministri, Hristijan Mickoski, në promovimin e sotëm të 120 automjeteve të reja të policisë për nevojat e policisë së uniformuar.
Mickoski i përgëzoi të punësuarit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministrin dhe të gjithë ata që e udhëheqin departamentin për furnizimin dhe projektin e përfunduar me sukses, duke theksuar se automjetet e reja përmirësojnë ndjeshëm lëvizshmërinë e pjesëtarëve të policisë.
“Ne si Qeveri do të vazhdojmë edhe më tutje të mbështesim lloj të tillë të projekteve”, porositi kryeministri dhe shtoi se pret që automjetet e reja “të shfrytëzohen” sa më pak, që do të nënkuptonte më pak krim dhe kriminelë në shtet.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se kjo është blerja e parë e tillë në më shumë se pesëmbëdhjetë vjet dhe se automjetet e reja janë të pajisura plotësisht me teknologjinë më moderne.
“Automjete që janë vërtet të fuqishme, automjete që brenda pajisjeve të tyre teknike kanë të gjitha karakteristikat moderne teknologjike për t'iu përgjigjur të gjitha sfidave, si çdo polici tjetër në botë. Automjete brenda të cilave kemi sistemet më moderne tetra me informacionin e nevojshëm, që nëpunësit e policisë në vend të kryejnë kontrollet e nevojshme të të dhënave dhe të gjitha analizat e të dhënave që kemi brenda Ministrisë”, shpjegoi Toshkovski.
Ai theksoi se projekti është realizuar me kursim të konsiderueshëm të mjeteve buxhetore.
“Vlera e përgjithshme e planifikuar për këto automjete ishte afërsisht 232 milionë denarë. Këto automjete u paguan për 202 milionë denarë, kështu që kursyem një pjesë të mjeteve buxhetore - rreth 30 milionë denarë. Çmimi për automjet është shumë më i ulët se vlera komerciale e një automjeti, kështu që mendoj se kemi një projekt shumë të suksesshëm që do të mundësojë forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme” theksoi ministri. fc/
Foto: MIA