• вторник, 13 јануари 2026

MPB shpalli fletarrest ndërkombëtar pas personit, i cili shkeli një grua në Shkup, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe e ka braktisur shtetin

MPB shpalli fletarrest ndërkombëtar pas personit, i cili shkeli një grua në Shkup, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe e ka braktisur shtetin

Shkup, 12 jnar 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarrest ndërkombëtar pas Saitov Sait (18) nga Shkupi, nga babi Berti dhe nëna Ganimete nga Shkupi. Personi kërkohet me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, me kërkesë të PTHP Shkup për vepër të kryer penale sipas nenit 300 nga Kodi penal.

Fletarresti u lëshua pasi më 10 janar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup lëshoi ​​Urdhër për realizimin e procedurës hetimore kundër një personi për - Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion sipas nenit 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 dhe Mosdhënie të ndihmës personit të lënduar në aksident trafiku sipas nenit 301 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, ndërsa dy persona të tjerë dyshohen se e kanë ndihmuar atë pas kryerjes së krimit. I dyshuari 18-vjeçar, më 9 janar, si pjesëmarrës në trafik në rrugë publike, nuk i është përmbajtur rregulloreve dhe me këtë ka rrezikuar trafikun publik duke rrezikuar jetën e njerëzve.

"Në rrugën 'Fronti Popullor' ai po drejtonte automobilin 'Volksvagen pasat'  dhe me të ka kryer veprim të kalimit joligjor në të majtë, në korsinë e destinuar për trafik nga korsia e kundërt, pa me këtë rast të bindet se këtë mund ta bëjë pa rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në rrugë, me një shpejtësi të automjetit që nuk ishte e përshtatur ndaj gjendjes së rrugës, dukshmërisë, dendësisë dhe kushtet tjera në trafik. Përveç kësaj, ai po drejtonte automjetin pa patent shoferi valid. Në kushte të tilla, ai goditi trupin e të dëmtuarës, Ljuba Jakovleska, e cila po kalonte rrugën si këmbësore. Gruaja pësoi lëndime të rënda trupore nga goditja dhe rënia në rrugë, ndërsa i dyshuari u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pa i ofruar asnjë ndihmë. Viktima u transferua në Qendrën urgjente, ku, pavarësisht ndihmës së ofruar mjekësore, vdiq", njofton Prokuroria.

Dy të dyshuarit e tjerë, një burrë dhe një grua, i ndihmuan të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit rrugor që të largohet nga vendi, duke e transportuar atë me automobil përmes pikës kufitare Tabanovc. Ata u privuan nga liria pas kthimit në vend dhe prokurori publik parashtroi propozim deri te gjyqtari në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit.

Masë paraburgimi është kërkuar edhe për shoferin e dyshuar, i cili është në arrati dhe paraburgimi i tij do të fillojë pasi të gjendet dhe të privohet nga liria. Ndërkohë, bazuar në provat e mbledhura dhe paraburgimin e përcaktuar, për të do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar me qëllim kapjen e tij. bsh/

Остани поврзан