• четврток, 12 февруари 2026

MPB: Privohet nga liria një banor i Shkupit për shkak të vjedhjes së kabllove të bakrit me vlerë 200 000 euro

MPB: Privohet nga liria një banor i Shkupit për shkak të vjedhjes së kabllove të bakrit me vlerë 200 000 euro

Shkup, 11 shkurt 2026 (MIA) -  Nga një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës, përkatësisht ku po kryheshin punime ndërtimore për një bulevard nëntokësor, gjatë një periudhe njëmujore, janë marrë kabllo bakri me një gjatësi prej dy kilometrash dhe me vlerë rreth 200,000 euro. Rasti, siç informojnë nga MPB-ja është raportuar dje në orën 16:15 në SPB Shkup, pas së cilës një person është privuar nga liria, i punësuar si sigurim në objektin.

Pas masave të marra, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "vjedhje", nëpunës policorë nga SPB Shkupit e privuan nga liria T.M. (68) nga Shkupi, i punësuar si sigurim në objekt, informojnë nga MPB-ja.

Është kryer inspektim nga një ekip i inspektimit të SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të vijojë kallëzimi përkatës. ls/

Foto: MPB 
 

 

Остани поврзан