• вторник, 13 јануари 2026

MPB: Ka paraqitje për dëmtim të xhamit në derën hyrëse të Ambadsadës së Bullgarisë

MPB: Ka paraqitje për dëmtim të xhamit në derën hyrëse të Ambadsadës së Bullgarisë

Shkup, 11 janar 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot në orën 15:55, në SPB Shkup, nga ana e Sektorit për sigurim të perssonaliteteve dhe objekteve të caktuara pranë MPB-së, ka pasur paraqitje për dëmtim të xhamit të derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë.

"Oficeri për siguri i Ambasadës, përmes sistemit për video mbikëqYrje, ka vërejtur dëmtim të xhamit të derës hyrëse të objektit. Sipas konstatimit të deritanishëm, dëmtimin e ka kryer një person deri më tani i panjohur, i cili me goditje me dorë e ka dëmtuar xhamin e derës hyrëse", thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë masa adekuate policore, ndërsa shërbmet kompetente po punojnë në ndriçimin e rastit dhe konstatimin e të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit. ab/

Foto: МРB

Остани поврзан