• вторник, 15 септември 2026

MPB buletin

MPB buletin

Shkup, 10 shtator 

SPB Manastir paraqiti kallëzim penal kundër S.S.(28) nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 02.09.2026, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe amfetaminë.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ngriti kallëzim penal kundër S.P.(33) dhe një 16-vjeçari nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „vjedhje e rëndë“ dhe „vjedhje e rëndë“ në tentativë. Më 01.05.2026, në një firmë private në Vinicë, të kallëzuarit morën thasë me sende të bakrit, ndërsa më 10.05.2026, në po këtë lokacion, kishin tentuar të merrnin sende të tjera të bakrit.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Z.J.(47) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë ndaj fëmijës“. Më 23.08.2026, para shtëpisë së tij, i kallëzuari fizikisht sulmoi një fëmijë 12-vjeçar.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër T.S.(31) nga Dellçeva, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Më 20.03.2026, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të kallëzuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar municion, për të cilin i kallëzuari nuk posedonte leje.

NJPB Gostivar ngriti kallëzim penal kundër S.N.(32) nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj nëpunësit policor gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“. Më 07.07.2026, në Qendrën Mjekësore në Gostivar, gjatë marrjes së terapisë, e kallëzuara u soll në mënyrë agresive dhe fizikisht sulmoi një nëpunës policor i cili kryente veprime zyrtare.

Më 09.09.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë i privuan nga liria P.R.(34) dhe G.A.(22), të dy nga Shkupi, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
 Më 09.09.2026 në orën 22:30 SPB Tetovë është njoftuar se në fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës, një 16-vjeçar nga fsh. Reçicë e Vogël, duke drejtuar trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar i mituri, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Më 09.09.2026 në orën 20:00 në rr. „Ilindenska“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria E.A.(64) nga Tetova. Ai kërkohej në bazë të urdhrit të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 284 të Kodit Penal. E.A. është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

Më 09.09.2026 në orën 09:02 SPB Shkup është njoftuar se rreth orës 08:30 në një bastore në zonën e Gjorçe Petrovit, një person nën kërcënimin e armës të punësuarit i ka marrë para nga xhiroja ditore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 10.09.2026 në orën 00:55 në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria V.S.(48) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë e tij në zonën e Kisella Vodës e kishte sulmuar fizikisht ish-partneren e tij 46-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

Më 10.09.2026 në orën 00:40 në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria R.R.(29) dhe R.R.(57), të dy nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në zonën e Qendrës e kishin sulmuar fizikisht bashkëshorten jashtëmartesore 23-vjeçare të R.R.(29). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

Më 07.09.2026 në orën 09:35 në NJPB Vinicë, nga Spitali i Përgjithshëm i Koçanit u njoftua se tek ata me lëndime të rënda trupore ishte sjellë Z.S.(68) nga Berova. Sipas njoftimit, ai i kishte marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës për një person juridik në Vinicë. Siç është kallëzimit, gjatë shkarkimit të argjilës me automjet transportues „MAN“ në deponinë e argjilës në rrethin e personit juridik, automjeti është përmbysur dhe ai ka pësuar lëndime. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes dhe për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe inspektori i punës.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.B.(31) nga fsh. Kopanicë, Shkup, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „mashtrim“. Në prill të vitit 2026, i kallëzuari e kishte mashtruar një person nga fsh. Shipkovicë, rrethina e Tetovës, me të cilin kishte lidhur kontratë shitblerjeje për një automjet transportues, për të cilin duhej të paguante 11.000 euro.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Sh.I.(43), F.I.(25), Sh.I.(38), B.I.(28) dhe A.I.(51), të gjithë nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 25.06.2026, në oborrin e një shtëpie familjare në Tetovë, ku jetojnë të kallëzuarit, pas një konflikti të mëparshëm ndërmjet dy prej të kallëzuarve, ata e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike ndërmjet tyre.

SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër A.A.(66) nga fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përgjim“. Gjatë vitit 2025, i kallëzuari e kishte ndjekur një person femër nga Tetova dhe nëpërmjet telefonit i kishte bërë kërcënime.

NJPB Berovë ngriti kallëzim penal kundër Ѕ.G.(57) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 11.08.2026, i kallëzuari në fsh. Smojmirovë, Berovë, e kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten.

Më 09.09.2026 në orën 18:00 në rr. „Shëtitorja 9 Shtatori“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria M.I.(36) nga Prilepi, pasi tek ai ishte gjetur një lëndë pluhurore. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër G.V.(53) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „ndërtim pa leje“. Ai, në një parcelë kadastrale në Ohër, pa leje ndërtimi, në mënyrë të paautorizuar kishte ndërtuar dy shtëpi individuale familjare, gjë që ishte konstatuar gjatë mbikëqyrjes së kryer inspektuese.

Më 09.09.2026 në orën 19:40, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me një 50-vjeçar nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 15:00, në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 38-vjeçare, me të cilën janë në procedurë shkurorëzimi. Gjithashtu, edhe 50-vjeçari kishte denoncuar se në shtëpinë familjare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 38-vjeçare, e cila kishte hedhur sende të ndryshme në drejtim të tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 09.09.2026 në orën 21:50 NJPB Strugë është njoftuar se në një plazh në bregdetin e Strugës, shtetasi shqiptar S.G. e kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 37-vjeçare nga Struga. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj sulmuesit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Më 09.09.2026 në orën 15:40, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria T.V.(57) nga Prilepi, pasi kishte sulmuar fizikisht nëpunës policorë gjersa kanë kryer veprime zyrtare dhe kanë vepruar sippas denoncimit se më pare e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar parashtroi kallëzim penal kundër M.M.(39), D.E.(47) dhe K.S.(45), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 04.09.2026, në fsh. Galiçnik, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, nga nëpunësit policorë, në një automjet pasagjerësh „Ford“ në hapësirën e parkimit, si dhe në bagazhin personal të të kallëzuarve, ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, amfetaminë dhe tableta MDMA.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë parashtroi kallëzim penal kundër Zh.P.(77) nga një fshat i Dellçevës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 21.07.2026, në fshat, i kallëzuari i kishte bërë kërcënime kunatës së tij.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë parashtroi kallëzim penal kundër D.A.(37) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 14.05.2026, i kallëzuari, përmes një aplikacioni mobil, i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese bashkëshortes së tij, me të cilën është në procedurë divorci.

Më 09.09.2026 në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare ka denoncuar se vajza e saj e mitur ishte shqetësuar dhe prekur në trup nga M.G.(63), mik i bashkëshortit të saj B.M.(46), i cili është njerk i vajzës së saj. Po atë ditë, gruaja 45-vjeçare ka denocuar gjithashtu se më 05.09.2026, në shtëpinë e tyre, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj B.M.(46). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve, pas çka do të parashtrohen kallëzime përkatëse.