MPB buletin
- Më 06.09.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.N. (31), N.S. (49), N.A. (30) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, A.I. (32) nga Shkupi, me vendbanim në Gjermani, Z. Sh. (22) nga fsh. Krushopek, rrethina e Shkupit, E.A. (21) nga fsh. Saraj, komuna e Sarajit dhe D.S. (39) nga Prilepi, pasi te ata janë gjetur dhe konfiskuar materie pluhurore e bardhë, materie kokrrzore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Shkup, 7 shtator 2026
Më 06.09.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.N. (31), N.S. (49), N.A. (30) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, A.I. (32) nga Shkupi, me vendbanim në Gjermani, Z. Sh. (22) nga fsh. Krushopek, rrethina e Shkupit, E.A. (21) nga fsh. Saraj, komuna e Sarajit dhe D.S. (39) nga Prilepi, pasi te ata janë gjetur dhe konfiskuar materie pluhurore e bardhë, materie kokrrzore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 06.09.2026, rreth orës 23:30, SPB Shkup është njoftuar se në afërsi të kryqëzimit ndërmjet rr. „Prohor Pçinski“ dhe rr. „Vojdan Çernodrinski“ në Shkup, derisa D.G. (29), A. Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, qëndronin para vitrinës së një firme, është ndalur një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të grupit, pas çka janë larguar në drejtim të panjohur. Njëra prej predhave e ka goditur A.M., i cili me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, ku ka ndërruar jetë. P ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Sveti Nikollë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.D. (62) nga Sveti Nikolla, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përvetësim“. Në periudhën nga dhjetori i vitit 2022 deri në dhjetor të vitit 2025, i kallëzuari, si i punësuar në NP „Komunalec“ – Sveti Nikollë, në vendin e punës mirëmbajtës i ujit, ndërsa me urdhër gojor i sistemuar si inkasant në Tregun e Qytetit për arkëtimin e faturave të ujit dhe shërbimeve funerale, në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar para nga qytetarët, të arkëtuara në bazë të faturave për shërbime funerale, në shumë të përgjithshme prej 82.180 denarësh.
Më 06.09.2026, rreth orës 13:00, NJPB Kriva Pallankë është njoftuar se në rrugën Kriva Pallankë–Kumanovë, në zonën e fsh. Gradec, 50-vjeçari M.N. nga fsh. Kutijë, rrethina e Negotinës, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Negotinës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në bankinë dhe në shtyllë metalike. Si pasojë e lëndimeve të marra, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Një ekip hetimor i NJPB Kriva Pallankë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 06.09.2026, rreth orës 16:00, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Pero Nakov“ në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Seat Leon“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.D. (26) nga fsh. Rëzhanichinë, rrethina e Shkupit dhe një motoçiklete elektrike me targa të Shkupit, e drejtuar nga Sh.Q. (35) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i motoçikletës, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ – Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bër këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 07.09.2026, në orën 01:10, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar i privuan nga liria V.G. (37), duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë e tij në Kavadar ishte sjellë në mënyrë agresive, kishte hedhur sende në drejtim të bashkëshortes së tij 31-vjeçare dhe i kishte kërcënuar atë dhe vajzën e tyre të mitur. Pas ndërmarrjes së masave dhe kryerjes së verifikimeve, është konstatuar se V.G. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,97 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.09.2026, në orën 08:15, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e kanë privuar nga liria S.D. (29) nga fsh. Vojshancë, rrethina e Negotinës. Ai dyshohet se nga një parcelë për materiale ndërtimore, në pronësi të një personi juridik nga Negotina, ka marrë sende metalike. Sendet e marra janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.09.2026, në orën 20:55, NJPB Gostivar është njoftuar se në rr. „Nikolla Parapunov“ në Gostivar ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „BMV“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M. Zh. (26) nga Gostivari dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, e drejtuar nga një 17-vjeçar nga fsh. Gallatë, rrethina e Gostivarit. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 06.09.2026, në orën 10:00, NJPB Gostivar është njoftuar se në rrugën rajonale kryqëzimi i Mavrovës–Dibër, në fsh. Rostushë, në vendin e quajtur „Rostushki Vitel“, M.P. (42) nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletë „Dukati“ me targa të Shkupit, ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Shtëpinë e Shëndetit në Rostushë. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 06.09.2026, në orën 16:30, SPB Ohër është njoftuar se Z.S. ka qenë agresiv ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka sulmuar fizikisht, ndërsa edhe më parë ka pasur aktvendim gjyqësor për ndalimin e ushtrimit të dhunës në familje. Pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 06.09.2026, në orën 21:25, nëpunës policorë të NJPB Strugë në fsh. Teferiç të Strugës e kanë privuar nga liria Z.V. (35) nga fsh. Veleshtë, duke vepruar pas denoncimit paraprak se kishte qenë agresiv ndaj anëtarëve të familjes së tij. Pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.09.2026, në orën 16:05, SPB Ohër është njoftuar se M.L.C. (72) nga Polonia, duke drejtuar një katërçikletë në një rrugë të paasfaltuar të pakategorizuar pranë fsh. Kuraticë të Ohrit, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ai, me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Më 06.09.2026, në orën 20:40, në afërsi të sallës sportive në Strugë, janë ndaluar H.K. (26) nga fsh. Vranishtë të Strugës dhe shtetasi malazez B.Ç. (25), pasi paraprakisht kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike ndërmjet tyre. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.M. (39) nga fsh. Radolishtë të Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „grabitje“. Ai, në ashensorin e një ndërtese, e ka sulmuar fizikisht D.M. (40), të dy nga Struga, pas çka me dhunë i ka marrë para dhe një telefon celular.
Më 06.09.2026, rreth orës 22:00, NJPB Sveti Nikollë është njoftuar se në rrugën lokale fsh. Pishirovë–fsh. Cërnilishtë, T.D. (19) nga fsh. Cërnilishtë, rrethina e Sveti Nikollës, duke drejtuar automjet të udhëtarëve „Seat“ me targa të Sveti Nikollës, ka dalë nga rruga. Si pasojë e lëndimeve të marra, T.D. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i së ndjerës është dorëzuar për obduksion. Një ekip i NJPB Sveti Nikollë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria tetë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të KP-së, përkatësisht për shkak se kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi. Nga liria janë privuar B.S. (33), E.S. (19) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi dhe rrethina, E.Z. (28) nga Gostivari, E.M. (25) nga një fshat në Komunën e Dollnenit, J. Gj. (41) nga rrethina e Dellçevës, një 14-vjeçar dhe D.A. (23), të dy nga Koçani. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
Më 06.09.2026, në orën 22:30, në SPB Shkup, një grua 37-vjeçare ka denoncuar se në shtëpinë familjare në rajonin e Qendrës, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj M.B. (44). Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 06.09.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup, një grua 40-vjeçare ka denoncuar se në një institucion shëndetësor në rajonin e Karposhit, bashkëshorti i saj N.Q. i ka bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.09.2026, në orën 05:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues – Burgu Idrizovë u raportua se në institucion është gjetur i pajetë D.M. (60) nga rrethina e Negotinës, i dënuar në këtë institucion. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme dhune, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
MPB
Foto: MIA