• петок, 15 мај 2026

Moxhtaba Hamnei i dha udhëzime shefit të armatës iraniane për vazhdimin e operacioneve kundër SHBA-së dhe Izraelit

Moxhtaba Hamnei i dha udhëzime shefit të armatës iraniane për vazhdimin e operacioneve kundër SHBA-së dhe Izraelit

Teheran, 10 maj 2026 (MIA) - Televizioni shtetëror iranian sot njoftoi se shefi i forcave të armatosura, Ali Abdollahi u takua me liderin suprem Moxhtaba Hamnei.

Hamnei i dha atij "direktiva dhe udhëzime të reja" për të vazhduar operacionet kundër "armikut". Nuk u saktësua se kur ose ku u zhvillua takimi.

Moxhtaba Hamnei nuk është shfaqur në publik që kur u bë lider suprem në mars. Sipas raporteve, ai u plagos në sulmet në ditën e parë të luftës, me ç'rast u vra babai i tij, ajatollahu Ali Hamnei.

Moxhtaba Hamnei deri më tani ka lëshuar vetëm deklarata me shkrim.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Abdollahi, i cili komandon me Komandën qendrore Hatam al-Anbija, e informoi Hamnein për gatishmërinë e forcave të armatosura iraniane.

"Forcat e armatosura janë të gatshme të përballen me çdo veprim nga armiqtë amerikano-sionistë. Në rast të një gabimi nga armiku, përgjigja e Iranit do të jetë e shpejtë, e ashpër dhe vendimtare", theksoi Abdollahi. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан