• петок, 20 февруари 2026

Moti sot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male me borë

Moti sot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male me borë

Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në zonat më të larta me shi dhe borë, ndërsa në male me borë.

Spas parashikimeve të DPHM-së, reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar, nga drejtimi jugor.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga -2 deri në 5 gradë, ndërsa ajo ditore nga 1 deri në 11 gradë. qa/

 

Остани поврзан