Moti sot me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në mëngjes, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore në disa nga vendet më të larta malore.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në mëngjes, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore në disa nga vendet më të larta malore.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa pasdite vende-vende përgjatë Vardarit erë e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 3 deri 10 gradë.
Në Shkup do të mbajë kryesisht mot me vranësira me kushte për reshje të dobëta të shiut Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri 4, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.
Sipas parashikimeve të DPHM-së, deri në fund të kësaj jave do të ketë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në vendet më të larta malore do të kalojnë në reshje të borës. Vende-vende reshjet do të jenë më të dendura.
"Deri të shtunën do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi, ndërsa të dielën era do të ndërrojë drejtimin dhe dë të fryjë në drejtimin verior", njoftoi DPHM-ja. qa.
Foto: Arkivi i MIA-s