• вторник, 30 декември 2025

Mot me vranësira, shi dhe borë në pjesët jugperëndimore të vendit

Mot me vranësira, shi dhe borë në pjesët jugperëndimore të vendit

Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Sinoptikanët për mëngjesin e sotëm paralajmërojnë mot të vranët, ndërsa në pjesët më jugperëndimore të vendit ka kushte për reshje të lehta shiu dhe bore. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 10 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira, me periudha me diell gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë në 6 gradë.

Sipas DPHM-së, pason periudha e motit të qëndrueshëm dhe të ftohtë, me temperatura të mëngjesit që kudo do të jenë negative. Gjatë ditëve të fundjavës do të fryjë erë veriore e përforcuar deri e fortë (lokalisht mbi 60 kilometra në orë). qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан