• среда, 15 април 2026

Moti sot me vranësira të ndryshuemshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Moti sot me vranësira të ndryshuemshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme deri në fund të ditës dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, ndërsa vende-vende me erëra të forta (mbi 60km/h) nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 14 deri 21 gradë.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erëra mesatare deri të forta jugore. Temperatura minimale do të ulet deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 20 gradë. 

Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, edhe nesër do të fryjë erë mesatare deri e fortë, vende-vende erë e fortë e kohëpaskohshme (mbi 60km/h) nga drejtimi jugorr. Nga fundi i ditës, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, pason një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Të premten, reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 20 l/m²), ndërsa do të ketë edhe kushte për bubullima të rralla. Në disa nga vendet më të larta, reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore, ndërsa në male do të formohet shtresë e re bore. Gjatë fundjavës do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu, i cili do të jetë më i theksuar përgjatë Vardarit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан