Moti me diell me kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
- Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka paralajmëruar mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare për sot. Pasdite, kryesisht në pjesët juglindore, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Pritet erë e lehtë deri në mesatare nga lindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 28 deri në 35 gradë Celsius.
Shkup, 15 gusht 2026 (MIA) - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka paralajmëruar mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare për sot. Pasdite, kryesisht në pjesët juglindore, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Pritet erë e lehtë deri në mesatare nga lindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 28 deri në 35 gradë Celsius.
Në Shkup parashikohet edhe mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Sipas sinoptikantëve, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale pritet të bie në 18 gradë, ndërsa maksimale të arrijë 35 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve, po vjen një periudhë moti stabil dhe më i ngrohtë, përveç të martës, kur do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. sa/
Foto: MIA arkivi