• среда, 01 април 2026

Mot me vranësira dhe me shi, në disa vende me erë mbi 70 km/h

Mot me vranësira dhe me shi, në disa vende me erë mbi 70 km/h

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Moti sot, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, do të jetë me shi, ndërsa në disa vende reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 20 l/m²).

Nga DPHM-ja informojnë se për shkak të zbritjes së një mase të ftohtë ajrore, në male dhe në disa nga vendet më të larta reshjet do të shndërrohen në borë. Do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë, e cila në disa vende do të arrijë shpejtësinë mbi 70 km/h.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 1 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e përfocuar deri e fortë nga drejtimi verior. 

Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë në 10 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nesër dhe të enjten do të ketë reshje, të cilat do të jenë më të bollshme (nesër mbi 20 l/m², e të enjten mbi 30 l/m²). Për shkak të zbritjes së një mase ajri të ftohtë, në male dhe në disa nga vendet më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë.

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të lehtë lokal. Nesër dhe të shtunën do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë, e cila në disa vende do të arrijë shpejtësinë mbi 70 km/h. Nga e diela vijon një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан