• петок, 20 февруари 2026

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në male borë

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në male borë

Shkup, 11 shkurt 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të herëpashershme shiu, ndërsa në malet më të larta do të ketë reshje shiu dhe borë. Do të ketë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 1 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup, kryesisht me vranësira, pasdite dhe drejt fundit të ditës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të ketë erë të lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesë të luginës herë pas here erë të fortë nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të bjerë në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 11 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të jenë më intensive në nivel lokal. Në malet më të larta, reshjet do të shndërrohen në reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë jugore, e cila do të shkaktojë temperatura relativisht të larta deri të dielën. Nga pasditja e së dielës do të fillojë të fryjë erë veriore dhe temperaturat do të ulen. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан