• среда, 08 април 2026

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me periudha me diell

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me periudha me diell

Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me periudha me diell. Paradite do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përkohshme e fortë veriore, mbi 70 kilometra në orë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 21 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me periudha me diell. Në orët e mëngjesit në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të përkohshëm. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 18 gradë.

Vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me temperatura të mëngjesit të cilat në disa vende do të bien nën zero gradë. Të enjten do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore përkohësisht erë e përforcuar veriore, mbi 60 kilometra në orë. Të premten kah fundi i ditës, gjatë natës dhe të shtunën do të ketë reshje të përkohshme lokale të shiut. Për shkak të ajrit më të ftohtë nga veriu në pjesët malore dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë të borës. sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан